Ora News - Yuri Kim: Të zbatohet reforma në drejtësi që amerikanët të investojnë në Shqipëri
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Yuri Kim, bëri thirrje për sundimin e ligjit si një mundësi që investitorët e huaj të kenë mundësi të investojnë në Shqipëri. Deklarata e diplomates vjen në një kohë kur Shqipëria shënoi rënien më të madhe të 8 viteve të fundit në Indeksin e Dhomës Amerikane të Tregtisë për klimën e Biznesit.

Shqipëria shënoi rënien më të madhe të 8 viteve të fundit në Indeksin e Dhomës Amerikane të Tregtisë për klimën e Biznesit, duke e konsideruar klimën të pafavorshme.

Por ambasadorja amerikane, Yuri Kim u ka dhënë autoriteteve shqiptare recetën për të fituar besimin dhe investimet e amerikanëve.

?Nëse zbatojmë gjërat që na rekomandohen, ligjet, atëherë e gjithë Shqipëria do të ecë përpara dhe të zhvillohet. Është tepër me rëndësi zbatimi i reformës në drejtësi, dhe asaj zgjedhore, pra të sigurohet sundimi i ligjit, në mënyrë që shqiptarët dhe amerikanët të ndihen të sigurtë dhe të kenë besim që të investojnë në Shqipëri?

Kim ishte në Vlorë ku pati një takim me kryebashkiakun Dritan Leli i cili vlerësoi angazhimin e ShBA për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe miratimin e Reformës Zgjedhore.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/reforma-ne-drejtesi-kim-e-rendesishme-qe-amerikanet-te-kene-besim-qe-te-investojne-ne-shqiperi

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended