Ora News - Toka e pusi rrjedhin gaz, fontanë hidrokarburesh shpërthen në Visokë të Patosit
  • 5 years ago
#oranews

Një familje në Visokë të Patosit thotë se po jetojnë prej ditësh në një situatë të frikshme, pasi në mes të një are dhe pusi që kanë hapur për ujë rrjedhin gaz dhe mbetje të tjera hidrokarbure. Ata thonë se kanë njoftuar autoritetet, por ende nuk kanë marrë një zgjidhje për këtë situatë të rrezikshme.

Flaka tregon se nga toka rrjedh gaz. Pamjet në video janë xhiruar në Visokë të Bashkisë Patos.

Familja që ka tokën thonë se po jetojnë me frikë, pasi gaz nxjerr edhe pusi i shpuar për ujë të pijshëm.

"Mund të pëlcasë gaz, të marrë flakë. Asnjë lloj shpjegimi deri tani."

Ndërsa në mes të pronës të mbjellë me lajthi ka shpërthyer dhe një fontanë që nxjerr mbetje hidrokarbure.

Prej aty ky ujë shkon në Gjanicë, duke u kthyer kështu në një problem jo vetëm për këtë familje.

"Del pak gaz dhe argjil, ujë i përzier me argjil."

Zona është e njohur si naftëmbajtëse, por kërkimet për naftë bëhen larg. Ndaj fenomeni ka sipas kryefamiljarit ka habitur edhe ekspertët, të cilët ende nuk i kanë dhënë një zgjidhje.

"Si ka mundësi që ndodhi këtu? Mund të kishte ndodhur afër puseve, por jo këtu."

Pemët e dëmtuara janë tjetër shqetësim për të cilat familja kërkon kompensim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/toka-e-pusi-rrjedhin-gaz-fontane-hidrokarburesh-shperthen-ne-visoke-te-patosit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended