Ora News - E rëndë në Lezhë, dajë dhe nip vdesin gjatë pastrimit të një pusi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dajë dhe nip kanë humbur jetën nga asfiksia teksa po punonin për pastrimin e një pusi në Torovicë të Lezhës.

Dy viktimat mësohet se janë Martin Gjonaj 35 vjeç dhe Marjan Ndoci 21 vjeç.

"Sot, rreth orës 16:50, dyshohet se shtetasi M.Gj. rreth 35 vjeç, banues në Pukë dhe shtetasi M.N. rreth 21 vjeç, banues në Torovicë, kanë qenë duke pastruar një pus uji në fshatin Torovicë të Lezhës, dhe kanë mbetur në fund të tij" njofton policia.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur dhe kanë mbërritur shërbimi policor, shërbimi zjarrfikës dhe ambulanca, ku u bë e mundur nxjerrja e trupave të tyre, pa shenja jete.

Por banorët thonë se zjarrfikësja ka vonuar rreth 1 orë për të mbërritur. Ata madje kanë tentuar vetë të futen në pus për ti nxjerrë por ka qenë e pamundur.

"Kam qëndruar 40 minuta këtu, duke u lut a të futem dhe ti nxjerr. Jo më thanë se vjen shteti, nuk ke punë. Erdh shteti, nuk patën as gaz dhe kundragaz. U fut njëri dy metra dhe tha më zë gazi. Më pas mora litarin dhe u futa vetë dhe i nxora. Për mua ishin gjallë, po të isha fut përpara.Mund të kenë qëndruar 1 orë, 1 orë e gjysmë. Iu luta të hyj dhe ti nxjerr, se po merrte frymë njëri, e pashë me litrik dhe më thanë jo".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/e-rende-ne-lezhe-dy-te-rinj-humbin-jeten-gjate-hapjes-se-nje-pusi

Recommended