Ora News - Kryebashkiaku i Korçës kundër ndërtimit të TEC-t me gaz

  • 5 years ago
#oranews
Pas reagimit të ashpër të banorëve dhe alarmit të ambientalistëve, bashkia e Korçës është pozicionuar kundër projektit për ndërtimin e një Termocentrali në afërsi të qytetit juglindor!

Kryebashkiaku Sotiraq Filo i është drejtuar me një letër Ministrit të Turizmit Blendi Klosi, ku i bën thirrje të mos aprovojë Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis pasi investitorët nuk kanë paraqitur asnjë garanci për një bilanc pozitiv të ndotjes.

Filo: Ju kërkoj të mos aprovoni vlerësimin e ndikimit në mjedis pasi investitoret nuk kanë paraqitur asnjë garanci për një bilanc pozitiv të ndotjes. Qëdrimi ka qenë i qarte dhe konsistent që në raportin e pregatitur për KIS në dt 5.12.2017 ku Bashkia Korcë është shprehur JO me arsyetimin e afërsisë me qytetin.

Kryebashkiaku i Korcës thotë se në këtë qëndrim refuzues është mbështetur edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e cila vlerëson se Fusha e Korçës nga fshati Barc në fshatin Zëmblak është një nga zonat me intensitetin më të lartë të aktivitetit bujqësor në Shqipëri.

Ministria e Bujqësisë: Ndërtimi i këtij projekti do të cënojë funksionalitetin e kësaj infrastrukture, bashkë me veprat e artit. Sa më sipër vlerësojmë se ky projekt nuk mund të ndërtohet në sipërfaqet e projektuara"

Kërkesa e Bashkisë së Korçës për të refuzuar projektin i është dërguar edhe Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku e cila edhe pse drejton Ministrinë e Linjës nuk është prononcuar kurrë për këtë projekt të cilësuar të rrezikshëm, ndërsa ka bllokuar ndërtimin e HECE që prodhojnë energji të pastër.

Por kryebashkiaku i Korcës, në emër të qytetarëve paralajmëron ministren se cilido qoftë vendimi i saj, TECI nuk do të lejohet të ndërtohet

Filo: ?Ju kërkoj mosparovimin e këtij investimi, i cili në çdo rast nuk do të mund të realizohet dot në kundërshtim me vullnetin e Bashkisë Korçë".

Ambientalistët kanë dhënë alarmin se TEC-i do të rriste me 25 % nivelin e ndotjes në Korçë duke pamundësuar jetën normale!

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryebashkiaku-i-korces-kunder-ndertimit-te-tec-t-me-gaz

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended