Ora News - Korçë, banorët kundër ndërtimit të gurores në Malin e Omit
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e 8 fshatrave të Kolonjës janë bërë bashkë për të kundërshtuar projektin për ndërtimin e një guroreje në Malin e Omit, pranë zonës së mbrojtur të Gërmenj Shelegurit.

Banor: "Janë rreth 8 fshatra që preken nga gurorja."

Në dëgjesën e dytë publike, ata votuan qartë kundër gurores që sipas tyre do të shkaktonte masakër mjedisore në një zonë që synon të zhvillohet përmes turizmit të natyrës.

Banor: "Është gjynah të prishet kjo mrekulli këtu."

Banorët thonë se pyjet e malet janë pasuria me e madhe për komunitetin me disa mijëra banorë dhe gurorja sipas tyre do ti dëmtonte.

Inspektoriati i Mjedisit i kontaktuar tha se nuk do të ketë leje mjedisore për projektin, por edhe në rast të kundër, banorët e Kolonjës paralajmëruan se ata do të bëhen pengesë e projektit.

Banor: "Gjithë këtë bukuri që na e ka dhënë natyra, pse ta prishim?"

Në dëgjesën publike morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor dhe Ministrisë së Turizmit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/korce-banoret-kunder-ndertimit-te-gurores-ne-malin-e-omit
Recommended