Ora News - Refuzohet leja mjedisore për TEC-in me gaz në Korçë

  • 5 years ago
#oranews

Në kohën kur ndërtimet për HEC-et me energji të rinovueshme u bllokuan në bllok dhe pa asnjë verifikim, për ndalimin e ndërtimit të TEC-it që funksion me gaz, si në rastin e Korçës, është dashur protestë dhe rezistencë nga ana e banorëve.

Pas ndërgjegjësimit të pushtetit vendor, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka deklaruar se TEC nuk do të ndërtohet. Refuzimi i lejes mjedisore nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit ka ardhur me argumentin se projekti nuk plotëson standardet e Bashkimit Europian.

Klosi: Po ashtu do të doja të ndaja me ju edhe vendimmarrjen të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, e cila refuzoi ti jepte lejen mjedisore për TEC-in e ri me avull që kërkohej të ndërtohej në zonën e Korçës, pasi opinioni publik nuk po e pranon. Pasi asnjë ekspert mjedisor nuk garantoi që ai TEC që kërkohej të ndërtohej në Korçë do të siguronte raport të drejtë me mjedisin. Asnjë ekspert mjedisor nuk arriti të verifikonte standardet me të cilat ky TEC do të realizohej pranë qytetit të Korçës, prandaj vendimmarrja e AKM dhe firma e ministrit të Mjedisit ishte kundër atij TEC-i, sepse ai nuk përputhej me standardet evropiane për të cilat ne duam të ndërtojmë mjedisin në Shqipëri.

Edhe Kryebashkiaku Sotiraq Filo iu drejtua me një letër Ministrit të Turizmit Blendi Klosi, ku i bënte thirrje të mos aprovojë lejen pasi investitorët nuk kanë paraqitur asnjë garanci.

Gjatë takimit të sotëm me inspektorët, Klosi u ndal te masat që do të ndërmerren për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Ministri kërkoi nga inspektorët përgjegjshmëri dhe zbatim të ligjit, pasi përgjegjësia për çdo shkelje të konstatuar do të jetë individuale.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/refuzohet-leja-mjedisore-tec-me-gaz-ne-korce

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended