Ora News - Kanionet e Holtës në rrezik? Leja për ndërtimin e Hidrocentralit me firmën e Ramës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Banorët e Gramshit kanë ngritur shqetësimin duke kërkuar mbrotjen e kanionit të Holtës duke theksuar se punimet do të sjellin dëmtime të parikuperueshëm në zonën e shpallur monument kulture.

Ndërkaq leja e ndërtimit të hidrocentralit të Strorit në përroin e Holtës dhe Seltës ka sjellë dhe përplasjen e radhës politike. Prej PD të Gramshit akuzohet se lejen për këtë ndërtim e ka dhënë qeveria Rama. Madje për këtë është publikuar dhe dokumenti që mbanë datën 27 prill i vitit 2018.

Në shkresë miratohen procedurat për heqjen e zonës së ndërtimit nga fondi pyjor si dhe pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë, e cila kalon në buxhetin e bashkisë së Gramshit. Për zbatimin e vendimit është ngarkuar Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me ministrinë e Energjisë. Të dhënat janë publikuar dhe në faqen zyrtare të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, ku veç firmës së Ramës është dhe ajo e ministrit Gjiknuri.

Tashmë punimet duket se kanë ngritur teksa ambientalistët kanë publikuar dhe foto duke u shprehur se tashmë është ndaluar dhe kalimi I turistëve në të. Në reagim, mbrojtësit e ambientit shprehen se rrezikohet të cënohet monumenti I kulturës. Vetëm në një vit zonën e kanë vizituar rreth 3 mijë persona.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kanionet-e-holtes-ne-rrezik-leja-ndertimin-e-hidrocentralit-me-firmen-e-rames

Recommended