Kanionet e Holtes terheqin turistet

  • 3 years ago
Kanioni i Holtës, një nga bukuritë natyrore të Gramshit vijon të jetë pika më e frekuentuar e zonës.

Janë të shumtë turistët vendas apo të huaj që zgjedhin të kalojnë disa orë mes maleve dhe ujit të akullt që të ofron Kanioni i Holtës.

Kanioni ka një gjatësi rreth 3 km. Vizitorët befasohen dhe mahniten me ngjyrën karakteristike të ujit, shpatet e thepisura 100 ? 150 metra, flora dhe fauna që shtrihet përreth.

Lumi vende-vende arrin thellësinë deri në 3 metra. Të veçantë kanionin e bëjnë burimet e shumta termale, me ngjyrë të kaltër.

Shpellat e shumta karakteristike nga dy anët e këtyre shpateve mbuluar dhe me zona pyjore me drunj pishe panje e bredhi, e bëjnë akoma më atraktiv këtë kanion.

Ajo çfarë natyra servir në këtë zonë i mrekullon vizitorët, por njëherazi janë të mendimit se ka nevojë për më shumë infrastukturë.

Gramshi është konsideruar vitet e fundit si një nga befasitë turistike në mbarë vendin për shkak të kanioneve, shpellave, ujëvarave, liqeneve, pyjeve etj.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended