4 years ago

HEC-i në kanionin e Holtës/ Balluku: Punimet pezullohen përkohësisht

Report TV
Report TV
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe deputeti socialist Taulant Balla kanë deklaruar sot në një dëgjesë me banorët e Gramshit se punimet në kanionin e Holtës do të pezullohen përkohësisht, deri në daljen e raportit të skanimit të projektit.

Balluku u shpreh se së bashku me ministrin Klosi do ta kthejë rastin e Gramshit në një platformë diskutimi të hapur me komunitetin dhe do të punojë për përmirësimin e bazës ligjore e të procedurave.

"Por dua ta them shumë qartë, vërtetë HEC-ët e vegjël kontribuojnë në ekonomi por dhe mund të dëmtojnë ekonomikisht shumë më tepër sesa kontributi i tyre, nëse për një HEC-i të vogël i bie vlera një pasurie të madhe natyrore. Ndaj na duhet një ekuilibër perfekt mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes se pasurive tona natyrore, të cilat janë pasuria më e madhe që ne shqiptarët kemi?, tha më tej ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u ripohoi banorëve se në rast se projekti i ndërmarrë rezulton se dëmton kanionin e Holtës, do të anulohet. Ai u shpreh më tej se po i jepet përparësi jo vetëm pasurisë natyrore por edhe interesit qytetar, si dhe falenderoi të gjithë ata që janë bërë pjesë e protestës.

I falënderoj të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj proteste për të sensibilizuar. Sikur 1% të bëjë dëm në këtë bukuri natyrore do jetë e patolerueshme që të ndërtohet. Shumë gabim që kompania nuk ka bërë prezantim projekti. Faj kemi dhe ne pushteti vendor apo qendror që nuk e kemi bërë të qartë përfshirjen e njerëzve. I dashur përfaqësues i kompanisë, këtë gjë duhet ta kishit bërë shumë më parë. banorët na thanë se bllokohet hyrja në kanion. Nëse bllokohet hyrja, dëmtohet kanioni.

Unë e kam tek protesta. Protesta ia vlejti sepse po të mos ishit bashkuar ju nuk do të ishim ne sot. Sigurisht që në emër të 7 deputetëve të qarkut të Elbasanit dhe grupit parlamentar të PS e falënderoj Belindën jo vetëm për vendimin që mori këtu në Holtë por një numër të madh HEC-esh që nuk janë vënë në funksion të ekonomisë së vendit. Një pjesë tjetër duhen verifikuar në çdo rast.

Procesi i pezullimit do të shoqërohet nga një proces shumë sqimatar për të parë letër për letër dhe detaj më detaj të gjithë projektin me garancinë që një qime floku t?i preket kësaj bukurie do shkohet në anulim. E gjithë vëmendja jonë është për ju, për banorët e Gramshit dhe për gjithë shqiptarët e ndershëm dhe të zakonshëm të vendit. Të jeni të sigurt se ne do e mbajmë fjalën që dhamë.

Taulant Balla, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste

Browse more videos

Browse more videos