Ora News - Festë e ankesa për mollët në Korçë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këto pamje tregojnë varietet dhe cilësinë e mollës që kanë nxjerrë ne treg këtë vit fermerët e Korçës! Festa tradicionale në fshatin Dvoran bëri fermerët dhe tërhoqi turistë të shumtë në qytetin juglindor. Por për prodhuesit, nuk është koha për të festuar!

Ata kanë tonelata mollë në magazinat e tyre dhe shqetësim kryesor kanë shitjen

Fermer: Kemi prodhuar 600 kuintalë dhe kam shitur deri më tani 200 kuintalë.

Ata thonë se prodhimi është i mbarë dhe cilësor, por cmimi deri në 50 lek për kilogram me të cilin e kërkojnë tregtarët sipas tyre nuk i mbulon kostot!

Fermerët flasin se tregu për momentin është i paralizuar dhe në këto kushte, ata po e mbajnë mollën në magazina, por rrezikojnë që në muajt në vijim të detyrohen ta hedhin prodhimin dhe bashkë me të edhe mundin e një viti

Fermer: Nuk ka treg.

I pyetur për këtë shqetësim të prodhuesve të Mollës, jo vetëm në Korçë por edhe në Dibër apo zona të tjera të njohura, Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi tha se prodhimi i lartë ka ulur kërkesën. Por nga ana tjetër sipas tij, problem mbetet orientimi i fermerëve drejt produktit që kërkon tregu!

Peleshi: Natyrisht që ne po bëjmë përpjekjet tona për të lidhur me tregje të tjera siç janë tregjet e lindjes së Mesme. Vërtet kemi shumë mollë por jo të gjitha janë cilësi e parë.

Qarku i Korçës është një nga prodhuesit më të mëdhenj të mollëve në vend, por fermerët thonë se ky do të jetë një vit i vështirë për ta shitur të gjithë prodhimin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/feste-e-ankesa-mollet-ne-korce

Recommended