Ora News - Ankesa për sinjalistikën rrugore në Korçë e Unazën jugore të Elbasanit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një 86-vjeçare mbeti e plagosur rëndë në Korçë pasi u përplas nga një makinë në lagjen 18 të qytetit juglindor. Duke marrë shkas nga ngjarja, banorët e zonës u ankuan për mungesën e sinjalistikës. Shqetësim të ngjashëm kanë edhe ata që jetojnë përgjatë unazës jugore të Elbasanit.

Një e moshuar mbeti e plagosur rëndë në Korçë pasi u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën.

Shoferi u largua nga vendngjarja, duke e lënë në rrugë 86-vjeçaren që u dërgua nga persona të tjerë në spital.

Aksidenti shkaktoi reagimin e banorëve të lagjes 18.

Ata ankohen se rruga është problematike për shkak të mungesës së sinjalistikës.

Me të njejtin shqetësim përballen edhe banorët përgjatë unazës jugore të Elbasanit.

Thonë se përgjatë rrugës ka probleme me sinjalistikën dhe mungojnë mbikalimet.

Për pasojë është shndërruar në një prej njollave te zeza të aksidenteve.

Unaza Jugore e Elbasanit të çon drejt Juglindjes dhe është një prej rrugëve që mban peshë kryesore të lëvizjes.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/ankesa-sinjalistiken-rrugore-ne-korce-e-unazen-jugore-te-elbasanit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended