Artan Hoxha: Grupi që vrau Malkon ka paguar për të ekzekutuar një tjetër

  • 5 years ago
"Ky grup kriminal të njohur për trafik droge drejt BE-së, Gjermanisë, Italisë, por edhe në Shqipëri, dolën nga burgu duke korruptuar gjyqtarë dhe prokurorë. Santiago Malko është goditur, ka qenë ekspozuar si njohje e Ervis Martinajt. E kërkonin me patjetër që ta ekzekutonin dhe sigurisht që ishin ca ngjarje të mëparshme që janë në hetim. Motivi nis është një miksim mes lojërave të fatit dhe trafikut. Personat që paguan për vrasjen kanë qenë të përfshirë dhe investues në kompanitë e lojërave të fatit, ku ai kishte edhe vetë disa pika.

Nga 1 janari nuk ka më lojëra fati, por biznesi vijon dhe duke ndjekur këto rrugë. Tani kemi një biznes ilegal që ka mbetur në duart e atyre që vijnë nga bota e zezë. Mes Malkos dhe këtij grupi që janë në kërkim, janë të paktën tetë persona. Nesër do të kemi detaje të reja dhe sesi avokatët e këtyre të pandehurve janë me prokurorë bashkë. Zbardhja e kësaj vrasjeje do të zbardhë edhe disa vrasje të tjera dhe nëse do të bëhet në kohë do të parandalojë luftën e re që ka nisur në Tiranë. Nëse atentati i dështuar në Durrës para tre muajsh, filloi një fazë të re, shumë njerëz janë fshehur në Durrës. Objektivi nuk u realizua, aty filloi lufta. Në rastin konkret, Santiago është goditur si Santiago.

Lufta mes grupeve kaloi në një nivel tjetër. Jepeshin 30 mijë euro për të dhënë informacion se ku lëviz ky person. Ata morën vrasës nga Vlora se janë të panjohur dhe iu afruan. Edhe në rastin e prillit, organizatorët i shpëtuan sistemit të drejtësisë, policia i kapi me prova, por dolën. Edhe në rastin konkret janë provat, drejtësia duhet ti ndëshkojë para se të gjejnë njëri tjetrin. Aktualisht në Tiranë e njëjta organizatë po tetnon të godasë një tjetër grup, po e kërkon brenda dhe jashtë vendit, janë hedhur para për ta ekzekutuar. Personi që ka qenë aty që është kapur ka njohje, por nuk është ndonjë provë, ndonjë personazh që bën ndonjë gjë të madhe, po jep një orientim" deklaroi Artan Hoxha.

Recommended