21 Janari/ Gazetari Artan Hoxha: E dija që vrasjet i bëri garda edhe pa parë pamjet

  • 5 years ago
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka thënë se në 21 janar 2011, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përveç protestuesve kishte edhe gazetarë dhe ekipe të televizioneve në vend. Por, shton Hoxha dhe thotë se nuk ka patur dijeni që televizionet e tjera nuk kishin të filmuar momentin e vrasjes. Hoxha thotë se pa parë pamjet, e dinte që protestuesit ishin vrarë nga Garda.

Artan Hoxha: Pamjet janë të fokusuara drejt komandantit të gardës, duket se janë pamje që nuk janë siguruar nga një kameran profesionist. I fokusoja për të ditur se kush janë. Tek gardhi ka patur edhe tel me gjemba, garda kishte marrë masa. Në krahun tim kishte disa gazetarë, edhe përfaqësuesi i ambasadës amerikane, Mero Baze etj. Derisa u hodh gazi, më pas u detyruam të iknim dhe të futeshim brenda tek Kullat. Po të shohësh, protestuesit kishin hyrë disa herë tek dera. Ishte një skuadër e Gardës, komandanti i të cilës ka larguar disa herë turmën. Është hapur edhe një mburojë për të mos lejuar protestuesit. Numri i protestuesve ishte i pakët, nata po binte dhe protesta po mbyllej. Në ato moment e kam parë dhe s?kisha nevojë për pamje që vrasjet po i bënte garda. Reporterët se dallojnë dot ku ndryshon një gardis me helmet nga një gardis me kapele të thjeshtë. Unë nuk e dija që televizionet e tjera nuk e kishin të filmuar momentin e vrasjes së 4 protestuesve. Pyeta kameramanin: A i kemi këto pamje? Më tha ?Po?. Prandaj dhe pamjet u publikuan aq vonë.

Recommended