Ora News - Veliaj leksion në LSE: Tirana, promotore e start up-eve në fushën digjitale

  • 5 years ago
#rtvora
Kryebashkiaku Erjon Veliaj, i ftuar për të mbajtur një leksion në ?London School of Economics? foli për mbështetjen e projekteve të reja në fushën e digjitalizimit. Velaij u takua edhe me ministrin e ri britanik për Evropën, i cili konfirmoi interesin për Ballkanin pavarësisht vendimit për të dalë nga bashkimi Evropian.

Nga Londra, ku ishte i ftuar për të mbajtur një leksion në ?London School of Economics?, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, tha se Tirana do të kthehet në promotore për financimin e start up-ve në fushën digjitale. Një nga këto projekte është transformimi i Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në Ballkan.

Veliaj: ?Piramida është një projekt fantastik, por është vetëm fillimi i një shkolle alternative të teknologjisë së informacionit. Pjesa tjetër kërkon financim, që talentet që do dalin nga Piramida apo nga gjithë këto përvoja, siç është eksperienca fantastike e shkollave të shekullit 21 e Këshillit Britanik, të kenë edhe financat e duhura me ata që quhen investitorët ?engjëj? ose me mini-kredi, siç mund të jetë Bashkia e Tiranës dhe agjenci të tjera, që të kemi histori suksesi biznesi në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë?

Pavarësisht se Britania pritet të dalë shumë shpejt nga BE, Veliaj tha se do ta ruajë interesin në Ballkan. Gjatë qëndrimit në Londër, Veliaj u takua edhe me ministrin e ri të Evropës të Britanisë së Madhe, Christopher Pincher, me të cilin diskutoi disa prej nismave me fokus qytetet digjitale.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/veliaj-leksion-ne-lse-tirana-promotore-e-start-eve-ne-fushen-digjitale

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended