Ora News - Tirana nis revolucionin portokalli, Veliaj: Udhëtoni më lirë se sa një biletë autobusi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga sot, Tirana bëhet qyteti i parë në Ballkan që sjell sistemin e biçikletave pa stacion "Smart Bike Share", një mënyrë ekologjike dhe inovative për të lëvizur në qytet.

Çdo qytetar që do të lëvizë me biçiklete mund ta përdorë atë, pasi ka shkarkuar aplikacionin "Mobike" ne telefonin e tij duke e bërë atë pjesë të pandashme të lëvizjes nëpër Tiranë duke revolucionarizuar kulturën e të lëvizurit me biçikletë në qytet.

Në nisjen e pedalimit të 500 biçikletave të para në rrugët e kryeqytetit, ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përfaqësues të Mobike dhe përfaqësues të Ambasadës italiane dhe asaj kineze në vendin tonë.

Para se t'i bashkohej dashamirësve të biçikletave në një pedalim në Bulevardin Zogu I, Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se kjo verë do të hyjë në histori në qytetin e Tiranës bashkë nga 4 mijë pedalime si e vetmja mënyrë për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur.

Veliaj: Kanë kaluar vetëm 3 vjet, jo vetëm Tirana është qyteti më i pastër, por jemi ende të parët në Ballkan, duke filluar nga biçikletat, te taksitë elektrike dhe te shumë risi të tjera që na e bëjnë Tiranën tonë Nr. 1. Sot nëse udhëton në Firence, nëse udhëton në Milano dhe nëse udhëton në Tiranë ndoshta nuk ka shumë gjëra të përbashkëta, ama Mobike është njësoj kudo. Kemi një copë Europë duke filluar nga ky projekt i biçikletave pa stacion që sot nis me 500 dallëndyshet e para në qytetin tonë të dashur, në qytetin e Tiranës. Kjo do të jetë një verë që e sigurt do të hyjë në histori në qytetin e Tiranës ndaj edhe unë mezi pres që këtë histori ta bëjmë bashkë nga 4 mijë pedalime, si e vetmja mënyrë për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur ashtu siç kemi bërë në këto tre vjet dhe ashtu siç do të bëjmë në vazhdim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirana-nis-revolucionin-portokalli-veliaj-udhetoni-me-lire-se-sa-nje-bilete-autobusi#.WxrKo5xGfQ4.facebook

Recommended