Report TV - Kurban Bajrami, Veliaj leksion politikanëve: Në shtator mos u ktheni vetëm për sherre

  • 6 years ago
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sot me rastin e festës së Kurban Bajramit, zgjodhi të japë edhe një mesazh politik. Ai tha se politikanët duhet të jenë njësoj si në raste festash edhe në ditë pune, duke mos e fshehur frikën që në shtator do të ketë edhe nga ata që do kthehen në politikë për sherre e jo për punë.

?Nuk jam naiv e di që mrekullitë rrallë ndodhin. E di që ka nga ata duan sherr, por pyetja ime është si do kthehemi në shtator? Për të lënduar apo shëruar? Për t?i vënë stërkëmbëshin apo për t?i dhënë dorën njëri-tjetrit. Duhet të mendojmë të gjithë njësoj për të mirën e vendit. Sa rikthehet sherri dhe rrëmuja jemi të parët për t?i vënë benzinë zjarrit. Unë them që siç jemi në festa të jemi edhe në ditë pune",- tha ai.

Në krahë të myftiut të Tiranës, Ylli Gurra Veliaj tha se Bashkia do shpërndajë sërisht sot ushqim falas në mensën numër 6 të kryeqytetit.

Ndër të tjera ai shtoi se ishte i lumtur me ecurinë e punimeve në xhaminë e Namazgjasë, e cila mbaron vitin tjetër.

Recommended