Kurban Bajrami zbut politikën/ Meta mesazhe bashkëpunimi, opozita e merr pushim
  • 4 years ago
Në ditën e Kurban Bajramit Ilir Meta la mënjanë retorikën luftarake dhe kërcënimet me përballje ?halla shqiptarçe? duke i kërkuar politikës të marrë shembull nga bashkëjetesa fetare.

?Uroj që edhe politika të mësojë të marrë këtë shembull të frymës së mirëkuptimit, të bashkëpunimit për interesa të qytetarëve, por besoj se populli do udhëhiqet nga kjo harmoni që frymëzojnë këta udhëheqës të nderuar që bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të edukuar qytetarët me vlerat hyjnore, njerëzore, qytetare dhe atdhetare?- tha Meta.

Në ditën e festës së Kurban Bajramit, Presidenti shmangu konferencën e përjavshme me gazetaret, por edhe komentet për ndryshimin e Kushtetutës. Pas urimit ne kryegjyshatë, kryetari i shtetit iu drejtua zyrës së tij. Ne sirtarët e Presidencës ndodhet marrëveshja e 5 qershorit, e cila edhe pse ka bere një jave qe ka kaluar në seance plenare është ende në pritje të firmës së Ilir Metës për dekretim.

Pas zhvillimeve më të fundit, Presidenti duket se ka marrë pak kohë. Më shume kohë në dite feste mori edhe Partia Demokratike, e cila ka lajmëruar se do bëjë publike vendimin zyrtar për vijimin e punës ne këshill politik bashke me një propozim te ri për hapjen e listave 100 përqind duke ruajtur formulën e koalicioneve parazgjedhore. Selia blu ndryshe nga sa kishte paralajmëruar shpërndau vetëm mesazhin e kryetarit demokrat për Kurban Bajram. Me i qetë pas seancës plenare u shfaq Kryeministri Edi Rama i cili ne rrjetet sociale kishte vetëm një urim besimtaret mysliman.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KurbanBajrami#Politika#TopChannel
Recommended