Kryemadhi: Rama i hapi gropën vetes, opozita merr 100 deputetë në 2021
  • 4 years ago
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se opozita në zgjedhjet e ardhshme do të marrë 100 deputetë duke mos shqetësuar për formulën e koalicioneve. "Sot Edi Rama i hapi gropën vetes. Kjo gropë nuk ka për ta shpëtuar, do të mbytet në ujërat e zeza të fekaleve. Këshilli politik është një institucion i kërkuar nga BE-ja, sigurisht që do të jemi pjesë. Vendimet që mori sot Edi Rama bashkë me viktimat e tij izoluan Shqipërinë dhe ju bëj thirrje shqiptarëve, po jua shqiptoj; do u heqin të drejtën e lëvizjes së lirë, do të fillojë bllokimi dhe izolimi, do të bëhen shqiptarët viktima të trafikimit të vizave, do të jemi të izoluar. Rasti më i mirë i PS-së do të jetë me 40 deputetët, 100 janë të opozitës në zgjedhje. Po çahet guri nga urrejtja për Edi Ramën" tha ajo.
Recommended