Ora News - "Xhafaj", Kikia: Nëse PD ka prodhuar lajm të rremë me përgjimin i ka bërë gropën vetes
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në "Arena" në Ora News, thotë se beson që audio-përgjimi i Partisë Demokratike është i vërtetë, pasi në të kundërt i ka bërë gropën vetes.

Kikia: Lidhur me audio-përgjimin, dua që historinë ta ndaj në dy pjesë. Kam qenë gati të vë duart në zjarr që ai audio-përgjim është i vërtetë sepse kam besuar dhe vazhdoj të besoj që nëse PD ka prodhuar një fake-story, (lajm të rremë), për llogari politike i ka bërë gropën vetes. Duhet të mbajë përgjegjësinë për këtë gjënë që ka transmetuar. Me vendimin e Gjykatës dhe pranimin që Xhafaj i kishte bërë kishte mjaftueshëm një argument për ta hedhur ministrin e Brendshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhafaj-kikia-nese-pd-ka-prodhuar-lajm-te-rreme-me-pergjimin-i-ka-bere-gropen-vetes
Recommended