Edi Rama zhvesh të riun vlonjat: Shikoni sa e ka gropën, hajde boll tani se kemi dhe vajza
  • 6 years ago
Gjatë takimit në Vlorë për bilancin e sezonit turistik, kryeministri Rama dhe ministri Klosi kanë shpërndarë disa çmime për vrojtuesit e plazheve që shpëtuan disa turistë këtë verë.

Klosi u shpreh se ata janë heronjtë, ndërsa rasti i fundit ishte ai në Lezhë, kur Luciano Marku shpëtoi nga mbytja 2 vajza të moshës 14 dhe 15 vjecare, turiste nga Kosova në zonën e Ranës së Hedhun pak javë më parë.

Gjatë dhënies së çmimeve, fjalën e mori njëri nga vrojtuesit e plazhit në Vlorë, Arjel Lamaj i cili shpëtoi një vajzë këtë sezon turistik në qytetin bregdetar, ndërsa Rama nuk i kurseu batutat.

Batutat
Edi Rama: Ky është nga Vlora do të shesë mend tani....

Arjel Lamaj: Kur fillova kursin mendova të plotësoj dokumentacion për të mos u gjobitur, por mësova gjëra që nuk i kisha menduar, si të jap ndihmën e parë, të luftoj me detin, por edhe bazën ligjore. Shpëtova një vajzë 25-vjeçe...

Edi Rama: Hiqe bluzën, nxirre pak gropën këtu (te gjoksi), shikoni sa e ka gropën, tamam vlonjat. Mos harro të vishesh tani, kemi edhe vajzën tani këtu, boll....
Recommended