Report TV - Basha: Mos keni iluzione se me një tryezë do zgjidhet kriza
  • 5 years ago
TIRANË- Reforma zgjedhore është pika ku mazhoranca dhe opozita parlamentare dhe ajo jashtë parlamentare bien dakord, të paktën në letër. Nisur nga kjo, OSBE ditën e sotme ka thirrur në një tryezë të përbashkët në datën 25 shtator për të diskutuar një nga reformat më të rëndësishme, atë Zgjedhore, ku ftesa mësohet se i është dorëzuar edhe PD-së dhe partive të tjera politike që kanë dalë nga parlamenti.

"Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështesë autoritetet shqiptare për të përfunduar Reformën Zgjedhore në kohë dhe gjithëpërfshirëse ku të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe të palëve të interesuara kombëtare dhe ndërkombëtare", shkruhet në njoftimin e OSBE.Megjithatë pyetur lidhur me këtë çështje, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se ende nuk ka marrë një ftesë, teksa ka vënë theksin se kriza politike nuk mund të zgjidhet vetëm me një tryezë.

"Po t'i shikojmë ftesat se ftesat bëhen javë për javë. Do t?i shikojmë, do t?i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për reformën Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër. ", tha Basha.

Më herët, aleati i Bashës, Dashamir Shehi në studion e Report Tv ka bërë të qartë kushtin e opozitës, i cili tha se nuk do të pranojë një dialog me mazhorancën vetëm për një çështje të caktuar, në rastin konkret Reformën Zgjedhore, por të negociohen për 5 pikat në bllok të përfshira në platformën e PD-së.
Recommended