RTV Ora - Mbi 10 persona të mbytur në plazhe, specialistët: Bëni kujdes
  • 5 years ago
#rtvora

Mbi 10 persona kanë humbur jetën në plazhe që prej nisjes së sezonit turistik në muajin qershor.

Viktimat kanë qenë kryesisht mbi moshën 60 vjeç, por ka pasur raste edhe më fatkeqe kur deti nuk ka kursyer as moshat e reja si 18-vjeçari i mbytur në një nga plazhet e Lezhës apo 31-vjeçari nga Skrapari, trupi i të cilit u gjet i mbytur në zonën e Currilave.

Specialistët e shëndetit kërkojnë që pushuesit në plazhe të tregohen më tepër të kujdesshëm, sidomos në ditët kur deti nuk është i qetë.

Brataj: Nëse shikoni flamurin e kuq do të thotë që nuk duhet të futesh në det. Sepse era, rryma e dallgëve janë shumë herë më të shpeshta për të ndodhur.

Drejtori i Qendrës së Urgjencës mjekësore, Skënder Brataj tregon se në rastet kur një person rrezikon të mbytet është shumë me rëndësi dhënia e ndihmës së parë nga qytetarët, të paktën deri në momentin sa të mbërrijë ambulanca.

Brataj: Po të bëjmë hipertensionin e kokës, 2 gishtat te pjesa kockore e mandikulës, tërheqja mbrapsht, ajo tërheq edhe rrënjën e gjuhës. Gjuha më pas postohet nga kordat vokale.

Por, si duhet dhënë ndihma e parë për personat që pësojnë arrest kardiak?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mbi-10-persona-te-mbytur-ne-dete-specialistet-beni-kujdes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended