Top News - Kryeministri Hoti/ 'Bëni kujdes, po vjen vala e dytë'

  • 4 years ago
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se Kosova mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me koronavirus. Kjo sipas kreut të qeverisë mund të ndodhë pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit. ?Në bazë të trendit të ditëve të fundit me raste të reja të infektimeve, ky rrezik është shumë real. Mund të preken edhe më shumë jetë njerëzish, do të thellohet kriza ekonomike, ndërsa do të stërngarkohet sistemi i shëndetësisë?, ka shkruar Hoti në në Facebook. Ai kërkoi nga qytetarët që të kenë parasysh masat e detyrureshme për mbrojtje nga COVID-19, duke I mëshuar sidomos vendosjes së maskave gjatë gjithë kohës në hapësira publike, shmangnien e prekjes së syve, hundës dhe gojës me duar të papastra, dhe dezinfektimin e shpeshtë të bjekteve dhe sipërfaqeve të prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët apo dorezat e dyerve. Po kështu, shefi I ekzekutivit kujtoi nevojën për ruajtjen e distancës fizike. Ai theksoi se nuk lejohet më shumë se 1 person në 8 metra katrorë në lokale, dhe shtoi se pronarët e bareve janë të detyruar ta publikojnë që në hyrje numrin maksimal të personave të lejuar. Që nga 13 marsi ku u shfaqen rastet e para me koronavirus në Kosovë, deri tani janë regjistruar 1,486 infektime dhe 32 vdekje.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#Hoti#TopChannel

Recommended