Mbi trotuarë dhe kundravajtje! KUJDES nga shoferët e rrezikshëm në Tiranë
  • 5 years ago
Policia e Tiranës ka shpërndarë videon e disa shoferëve të automjeteve që kanë bërë shkelje të rrezikshme për jetën e përdoruesve të rrugës. Një makinë që ecën në korsinë të kundërt, dhe të tjera që udhëtojnë mbi trotuar. Automjetet në shkelje janë konstatuar nga efektivët rrugorë të cilët i kanë gjobitur për kundravajtjet përkatëse.

"Pamjet që do shihni, janë të rrezikshme dhe nuk duhet në asnjë mënyre të manifestohen gjatë drejtimit të mjetit, pasi nga kjo kategori, shumë qytetarë, rrezikojnë jetën e tyre për shkak të papërgjegjshmërisë, pakujdesisë, luksit të automjetit apo ?Trimërisë? që karakterizon këta drejtues mjetesh që me sjelljen dhe veprimet e tyre gjatë drejtimit të mjetit, janë as më pak as më shumë, por ?vrasës të sigurisë së jetës në rrugë? dhe njëkohësisht, modeli më i shëmtuar për sjelljen në raport me automjetin, rrugën, dhe sigurinë e përbashkët, për të cilën duhet mund dhe investim nga të gjithë ne, për ta përmirësuar dhe jo për ta rrënuar me skena të tilla që gjenerojnë pasiguri apo më shumë se kaq.

Shofer që si duhet askujt
Automjet që përdoret si armë

Përdor automjetin për qëllimin që është krijuar
Thuaj edhe ti STOP kësaj sjellje, denonco te 112", shkruan Policia e Tiranës.
Recommended