RTV Ora - Qeveria sulm gjyqësorit për guroret në Malin e Tomorrit

  • 5 years ago
#rtvora

Qeveria ka sulmuar sërish sistemin e drejtësisë, ndësa këtë herë shkak është bërë vendimi i Gjykatës Administrative që i hap rrugë aktivitetit të guroreve në malin e Tomorrit. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, e cilësoi abuiziv këtë vendim, teksa theksoi se është marrë në interes të një grupi njerëzish. Edhe ekspertët mjedisorë ngritën alarmin për dëmet e parikuperueshme që po i ndodhin zonës për shkak të shfrytëzimit pa kriter.

Qeveria ka sulmuar sërish sistemin e dretjësisë. Këtë herë shkak është bërë vendimi i Gjykatës Administrative, i cili rrëzon vendimin e qeverisë duke zhbllokuar pezullimin e aktivitetit të guroreve në malin e Tomorrit.

Klosi: Le të përfitojmë edhe nga makutëria e korrupsionit të gjykatave tonë që ndërmorën një veprim krejtësisht abuziv për të rihapur diskutimin për malin e Tomorrit.

Për Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, zgjidhja e kësaj situate mund të vijë vetëm me ankimime në Gjykatën e Lartë.

Klosi: Do të vazhdojmë ankimimin gjyqësor për procesin e fundit të Gjykatës së Apelit Administrativ të Tiranës, por njëkohësisht do ta rishpallim zonë të mbrojtur Parkun Kombëtar të Tomorrit për të pezulluar veprimtarinë aty dhe për të krijuar të gjithë këtyre komuniteteve që e duam Tomorrin të bukur dhe madhështor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/qeveria-sulm-gjyqesorit-guroret-ne-malin-e-tomorrit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended