RTV Ora - Meta kritikë me Bashën: Opozita serbe u bashkua për të mundur Millosheviçin

  • 5 years ago
#rtvora
Presidenti Ilir Meta e krahason udhëheqjen e kryeministrit Edi Rama me Sllobodan Millosheviçin dhe për këtë e këshillon Bashën që të ndjekë shembullin e opozitës serbe.

Në zgjedhjet e shtatorit të vitit 2000 Presidenti serb u mund nga Vojisllav Koshtunica, ndërsa pak ditë pas disfatës Millosheviç u detyrua të pranojë humbjen pas një demostrate të madhe ku protestuesit u futen brenda Parlamentit.

?Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra.Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës. Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi?, - shkruan Meta.

Prandaj Kreu i Shtetit i kërkon Lulzim Bashës që të bashkojë opozitën dhe të futen në zgjedhje, pavarësisht se ka përfunduar afati i regjistrimit të subjekteve për 13 Tetorin. Madje Meta i kujton kreut të PD se sjelljet e gabuara mund të çojnë në bashkëfajësi në humbjen e 18 tetorit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ilir-meta-zgjedhjet-jane-e-vetmja-zgjidhje

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended