Ora News – Hahn në Tiranë takon Bashën, Kryemadhin dhe Presidentin Meta

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Situata aktuale politike, pas nisjes së hetimit të prokurorisë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për përfshirje në trafik narkotikësh, ka qenë në fokus të bisëdës në takimet e zhvilluara nga komisioneri Johanes Hahn me dy lidërët e paritve opozitare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Vetë selia blu zbardhi bisedën e kreut demokrat me eurokomisionerin Hahn takim i cili mësohet se ka zgjatur jashtë parashikimit.

Sipas PD në takimin me Hahn, kryedemokrati Basha ka nënvizuar se Integrimi europian i Shqipërisë duhet të jetë i bazuar në meritë dhe se vendi ka nevojë për prova të forta të zbatimit të paanshëm të reformës në drejtësi, si dhe për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që në Shqipëri të mos ketë më "të paprekshëm".

"Basha dhe Hahn kanë diskutuar reth evoluimit të krimit të organizuar që për shkak të përkrahjes nga qeveria Rama, po pastron paratë e pista dhe po inkriminon segmenet të tjera të ekonomisë përfshirë ndërtimin dhe sektorin bankar"

Ndërsa kryetarja e LSI në takimin me Hahn ka denoncuar bllokimin nga ana e mazhorancës të ngritjes së strukturave të Vettingut, të cilat janë shtylla kryesore të reformës duke kërkuar nga BE hapjen sa më të shpejtë të negociatave, si garanci për të luftuar bashkërisht krimin, drogën dhe korrupsionin qeveritar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hahn-ne-tirane-takon-bashen-kryemadhin-dhe-presidentin-meta

Recommended