RTV Ora – “Babalja", gjykata urdhëron shoqërim me forcë të Gazmend Bardhit

  • 5 years ago
#rtvora
Gjykata e Tiranës ka urdhëruar sot që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi të sillet forcërisht në gjyqin ku po shqyrtohet dosja Babale.

E njëjta masë është kërkuar dhe nga Prokuroria, pasi sipas tyre Bardhi është njoftuar dy herë për të dëshmuar në këtë gjyq, por heziton të paraqitet.

Gjithashtu, prokurorët e çështjes kërkuan shoqërimin me forcë edhe të prokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Për këtë, Gjykata vendosi ta njoftojë sërish seancën tjetër, si dhe ju kërkua drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të vërë në dispozicion informacione për angazhimin e Hajdarmatajt gjatë ditës së sotme, rreth orës 12:00.

Kjo pasi, prokurori paraqiti në seancën e sotme një shkresë, ku thoshte se nuk mund të paraqitej për të dëshmuar në seancën e sotme pasi ishte i angazhuar në një gjyq në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Sot, pritej te dëshmonte edhe biznesmeni Ylli Rakipi, i cili gjithashtu nuk është paraqitur për shkak se ndodhej jashtë shtetit.

Gjykata vendosi ta lajmërojë sërish Rakipin, duke e venë në dijeni për seancën e radhës. Tre shtetasit e mësipërm pritej të dëshmonin sot në Gjykatën e Tiranës, për të ashtuajturën dosja Babale. I pranishëm në seancë ishte i pandehuri Fredi Alizoti. Kujtojmë se kjo dosje mori një bujë politike vitin e kaluar, ndërsa të pandehur kanë përfunduar edhe ish deputeti Ervin Salianji, gazetari Jetmir Olldashi dhe Albert Veliu, i ashtuquajtur me nofkën Babale.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/babalja-gjykata-urdheron-shoqerim-me-force-te-gazmend-bardhit
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended