RTV Ora – Protesta në Tiranë: 7 të arrestuar, procedohet Gazmend Bardhi, nderohet Ina Nuku

  • 5 years ago
#rtvora
Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, dhe 27 persona të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së 28 marsit 2019, para Kuvendit organizuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Shtatë prej tyre janë arrestuar për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës.

"Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 14 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim. Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës së zhvilluar ditën e djeshme" informon policia e shtetit.

Te arrestuar- Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Goditje për shkak të detyrës?, ?Prishja e qetësisë publike? dhe ?Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive?, shtetasit:

A. S., 49 vjeç, banues në Tiranë;

O. K., 20 vjeç, banues Tiranë;

L. B., 22 vjeç, banues Tiranë;

M. M., 22 vjeç, banues ne Elbasan;

A. P., 23 vjeç, banues në Tiranë;

Gj. D., 46 vjeç, banues në Malësi të Madhe;

Sh. S., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka akorduar ?Medaljen e Nderit? punonjëses së policisë Ina Nuka, e cila u plagos gjatë protestave të opozitës të 22 nëntorit 2018, përpara selisë së Kuvendit, ku i shprehu vlerësimin e tij dhe Policisë së Shtetit për kurajën dhe përkushtimin e treguar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/protesta-ne-tirane-7-te-arrestuar-procedohet-dhe-gazmend-bardhi?fbclid=IwAR0Jq9gKG3vYWmKIcbEFlV85LO4FrmZ9otH6I06wxuZafcSfmEYu9VzPX7U
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended