Policia: 7 të arrestuar, procedohet penalisht Gazmend Bardhi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas protestës së opozaitës të zhvilluar ditën e enjte para kuvendit, policia ka proceduar penalisht 28 persona, të akuzuar për akte dhune, ku mes tyre edhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi.Shtatë persona janë vënë në prangat e policisë, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 14 të tjerë, dhe 6 shtetas janë shpallur në kërkim, për veprat ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Goditje për shkak të detyrës? dhe ?Prishja e qetësisë publike?.Sipas policisë në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A. S., 49 vjeç, O. K., 20 vjeç, B., 22 vjeç, M. M., 22 vjeç, A. P., 23 vjeç, Gj. D., 46 vjeç, dhe Sh. S., 45 vjeç.Gjithashtu policia bën me dije se po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Recommended