Vrasja në Laç, policia në ndjekje të tre autorëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tre persona janë autorë të dyshuar në lidhje me vrasjen e dy kushurinjve në Laç.Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku humbën jetën dy kushërinj, Kelvin Jushi, 30 vjeç, dhe Erjon Jushi, 36 vjeç.Sipas uniformave blu motivi i vrasjes ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes 5 personave dhe për zbardhjen e rrethanave të krimit, policia shoqëroi 23 persona në cilësinë e dëshmitarit, apo që kanë dijeni për vrasjet.Të dyshuarit si autorët e vrasjes së dy të rinjve janë Markel dhe Manuel Bushi, përkatësisht 25 dhe 23 vjeç si edhe Vinces Bushi 28 vjeç, kushëri i tyre, të tre banues në Kurbin, të tre lindur e banues në Kurbin, të cilat janë shpallur në kërkim.Ndër të tjera, janë kryer një sërë kontrollesh në banesa e vende të dyshimta ku mund të ishin fshehur autorët, ndërsa vijon ende aksioni për kapjen e tyre.Ndërkohë Policia e Kurbinit vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Recommended