Sarandë, përplaset me makinë i riu pas sherrit në lokal, policia në ndjekje të autorëve (VIDEO)

  • 6 years ago
Një i ri ka mbetur i lënduar mbrëmjen e sotme në Sarandë pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja dyshohet e qëllimshme, pasi më herët ka pasur një sherr më lokal mes një grupi të rinjsh.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, duke lënë të lënduar një person rreth moshës 20-vjeç. Ky i fundit është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia është vënë në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me shpejtësi pas ngjarjes.

Recommended