RTV Ora – Shembet rruga në mes të qytetit të Beratit

  • 5 years ago
#rtvora
3-vjet pas përfundimit të investimit më të madh në qytet, rruga shembet në aksin Polici-Stadiumi Tomorri,vështirësohet qarkullimi i automjeteve.

Investimi më i madh në qytetin e Beratit,që përfundoi 3-vjet më parë,ka pësuar sot një dëmtim të madh në segmentin Polici-Stadiumi Tomorri. Rruga është çare dhe është shembur në njërin krah,gjatë qarkullimit të automjeteve në rrugë. Një automjet që ishte në ecje përgjatë këtij aksi,ka rënë në gropën e shembur në rrugë. Automjeti ka pësuar dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz,ndërkohë që dëmtimi i rrugës në këtë segment ka vështirësuar mjaft qarkullimin e mjeteve në rrethrrotullimin e stadiumit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar specialistë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në bashkinë e Beratit,të cilët kanë rrethuar vendin dhe kanë pezulluar qarkullimin e mjeteve pranë rrugës së shembur. Burime zyrtare pranë kësaj drejtorie deklarojnë se,do të punohet gjatë gjithë natës për riparimin e rrugës së shembur,që mendohet të përfundojë nesër në mesditë. Specialistët e kësaj drejtorie bëjnë me dije se,rruga ka shkarë dhe më pas është shembur për shkak të shembjes së njërit krah të murit mbajtës nëntokësor të kanalizimeve të ujërave të zeza.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shembet-nje-pjese-e-rruges-qendrore-te-qytetit-te-beratit
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended