RTV Ora - Abilekaj: Përgjimet në Gjermani i ka çuar dikush që ka pasur "fuqi"

  • 5 years ago
#rtvora

Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora teksa foli për publikimin e përgjimeve nga gjermania "BILD" tha se materiale në Gjermani kanë shkuar nga një person shumë më lartë se një prokuror i thjeshtë.

Sipas tij ai që i ka çuar videot në Gjermani sot, mund të jetë edhe në Gjermani, por theksoi se nuk mund të akuzonte dot për këtë ish-prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, Adriatik Llalla.

Enton Abilekaj: Kjo ka të bëjë me investigimin gazetresk. Nuk ka pasur përmbajtje të përgjimeve në median shqiptare që ka zgjedhur media të mos i publikojë. Me informacionet që kam unë nuk ka patur.

Teknika e përgjimeve është kjo. Ka një dhomë regjistrimi në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila vihet në punë me vendim Gjykate, pasi prokuroria ia kërkon gjykatës. Dhoma e regjistrimit i regjistron dhe i çon pastaj nëpër kompjuterat e secilit prokuror që heton çështjen dhe nuk e kanë të drejtën dhe mundësinë teknike të kopjojnë materialet, apo të krijojnë kaseta. Pra nuk ka pasur mundësi që një prokuror ta kopjojë dhe ta marrë jashtë. Mbajtja e dosjes mund të jetë ditur nga PD-ja, por nuk ka patur audioregjistrimin. Audio është shpërndarë në median gjermane, ndoshta nga dikush që ka pasur fuqinë në atë kohë më shumë se gjithë të tjerët, se prokurori i thjeshtë. Ai ka marrë audiot dhe i ka çuar në Gjermani, ndoshta është edhe në Gjermani sot.

Nuk mund të akuzoj dot Adriatik Llallën që është në Gjermani sot që i ka dhënë ato, por me informacionin tim nuk është zgjedhje e medias shqiptare të mos i publikojë ato. Çdo media shqiptare po të gjente një material të tillë do ta publikonte.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/abilekaj-audiopergjimet-ne-gjermani-i-ka-cuardikush-qe-ka-pasur-fuqi-nuk-akuzoj-dot-llallen

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended