RTV Ora - Topi: E sotmja askënd nuk bën të lumtur, fitimtarët dhe bojkotuesit t'i thërrasin mendjes
  • 5 years ago
#rtvora #zgjedhjete30qershorit
Ish presidenti Bamir Topi votoi sot në KZAZ e ngritur në shkollën "Sami Frashëri".

Ai i bëri thirrje politikanëve të kenë një reflektim të thellë që e ka sjellë situatën në këtë ditë për të cilën askush nuk është i lumtur.

Bamir Topi: Është një ditë që nuk bën askënd të lumtur. Nuk mund të ketë kurrsesi triumfatorë në përfundim të këtyre votimeve dhe kur cdo politikan qofshin ato me eksperiencë ose jo, pas votimeve sonte duhet të bëjnë një meditim të thellë. Nuk kam parasysh ritualin e ushtrimit të kultit por një reflektim qytetar për atë që kanë dhe përse e kanë sjellë demokracinë në këtë nivel, që është standardi më i ulët.

Duke nisur nga dita e nesërme, qofshin fitimtarë apo ata që kanë bojkotur ti thërrasin mendjes për të ardhur në një proces tjetër atij të reformimit të sistemit politik që është rrëzuar më 21 prill 2008. Flas me këtë forcë sepse një javë para 21 prillit jam deklaruar fort e kam parashikuar dhe i kam bërë të qarta se ku do të vinim.

Ka qenë një mesazh i fortë i partnerëve tanë SHBA që duhet kuptuar qartë. Politika e tyre është e institucioneve dhe jo e emocioneve. E konsideroj një orientim shumë të qartë për të krijuar një ditë ndoshta stabiliteti brenda atij instabiliteti që ka politika shqiptare.

Skema politike ka nevojë të riformatohet dhe kurrsesi Shqipëria nuk mund të kthehet në monizëm. Në mënyrë absolute. Mospjesëmarrja imponon zgjidhje të sforcuara. Nuk besoj se edhe ata që e ndjejnë veten të fuqishëm politikisht ndihen rehat sot. Unë dua të kthehem 11 vite më përpara dhe të akuzoj fort Ramën dhe Berishën që kanë sjellë këtë gjëndjen katastrofale."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/topi-e-sotmja-askend-nuk-ben-te-lumtur-fitimtaret-dhe-bojkotuesit-ti-therrasin-mendjes
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended