Meta: Palët t'i thërrasin mendjes, vendi nuk ka pse të shkojë në konfrontim 22 vite pas '97-ës
  • 5 years ago
Presidenti Ilir Meta doli mëngjesin e sotëm me një apel për palët politike. Ai tha se palët duhet t'i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre pasi Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim për interesat egoiste të tyre.

Meta tha se të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të mos ia delegojnë ato askujt tjetër, aq më tepër presidentit.

"Kjo situatë nuk duhet të ekzistonte mbas 22 vitesh pas '97 që ishte një vit mjaft fatkeq. Të gjithë t'i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Për interesa tërësisht egoiste dhe okulte Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sistemet përjashtuese që në vitin 1990. ", u shpreh Meta.

Kryeministri ka thënë që ju nuk e keni ftuar për një tryezë për të zgjidhur krizën politike?

Presidenti Ilir Meta: Të gjithë të marrin përgjegjësitë e tyre. Askush nuk duhet t'i delegojë përgjegjësitë e tyre, aq më tepër presidentit të Republikës
Recommended