Ora News - Basha në Kuvend: Pranoni ofertën tonë, thirrini mendjes, tik-taku po afron

  • 5 years ago
#oranews #lulzimbasha #parlament
Opozita kërkon kryeministrin të vijë në Parlament për të dhënë shpjegime lidhur me skandalin e përgjimeve të publikuar një ditë më parë nga Zëri i Amerikës të cilat zbulojnë zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave në Shqipëri

Basha në foltoren e Kuvendit tha se e vetmja zgjidhje me kosto më të ulët për vendin është ajo që ofron opozita qeveri kalimtare të përgatisë një proces zgjedhor për një parlament të vërtetë. Nëse nuk pranohet kjo ofertë atëherë tik taku i qeverisë po afrohet.

"Flisni për kod etike kur keni marrë parlamentin dhe Shqipërinë peng. Keni marrë zgjedhjet peng dhe parlamentin e keni mbushur me kukulla gjoja për të hequr vëmendja hajdutët me çizme të cilët vidhnin për kryehajdutin dhe kryehajduti nuk vjen. Po kërkojmë të vijë këtu të përballet sot. E ka parë gjithë bota, e di gjithë bota si e morët pushtetin në 2017.

Sic ju thamë prej ditës së parë, e morët me pazaret që keni bërë me krimin dhe kur e lidh fatin me kriminelët nuk ka si të bëhet vonë për shqiptarët e thjeshtë. Kur e lidh fatin me Ymer Lalën nuk të çahet koka për dibranët e thjeshtë. Kur e lidh fatin me Emiljano Shullazin dhe Dritan Dajtin nuk të bëhet vonë as për pensionistët dhe as banorët e Tiranës dhe as të Astirit apo ato bulevardit të ri. Është fare e qartë çfarë ka ndodhur nëse mendoni se mund ta shtyjmë kështu është gabim.

Detyra jonë është ti japim zgjidhje vendit me koston më të ulët vendit. Dhe zgjidhja mund të kalojë përmes dhënies fund të shfaqjes së kukullave, enigmat, gjëagjëzat, matroshkat. Ti japim fund kësaj dhe një qeveri kalimtare të përgatisë një proces zgjedhor për një parlament të vërtetë dhe jo parlament kukull krimit, O do të bëhet përmes një zgjidhje politike siç jua propozon opozita ose rrugë tjetër përvecse për ta fshirë këtë parlament përmes forcës së sovranit, sepse nuk është i juaji as i kriminelëve ky parlament, ky është i popullit. Thirrini mendjes, tik-taku po afron. Po afron ora. Thirre këtu të vijë sot të japë përgjigje ai është arkitekti, padroni i Vangjush Dakos dhe i Damian Gjiknurit e të tjerëve me shokë që dalin të gjithë në dosjet e përgjimit të prokurorisë shqiptare që s'keni lënë gjë pa bërë për ta kapur"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-ne-kuvend-pranoni-oferten-tone-thirrini-mendjes-tik-taku-po-afron
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended