Kriza politike - Basha, Ramës: Thirri mendjes! Sot jemi më të paduruar

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Para takimit me zyrtarin e lartë amerikan, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha apeloi kryeministrin Rama ti hapë rrugë zgjidhjes dhe të mos abuzojë me qëndresën paqësore.
Basha paralajmëroi se durimi po soset, ndërsa theksoi se nuk do të ketë zgjedhje moniste pa opozitën në Shqipëri.
Basha: Nuk është lojë shahu, mos e merr kaq lehtë Edi Rama. Është jeta e miliona shqiptarëve, thirri mendjes, nuk ka për të pasur zgjehdje pa opozitën dhe popullin, nuk për të pasur parlament monist. Mos abuzo me natyrën tonë demokratike, paqësore dhe europiane, sepse kur gjithçka të shterohet shqiptarët dhe unë në krye të tyre do ta mësojmë se nuk është lojë shahu. Qeveri teknike që do zbatojë ligjin e demkriminalizimit, që do luftojë impaktin e drogës në zgjedhje. Mendoni se do marshoni Shqipërinë dhe shqiptarët si dele në zgjedhje, gaboheni, nuk ka për të ndodhur. Kemi qenë të fortë dhe sot jemi akoma më të fortë, kemi qenë të duruar por sot jemi më të paduruar. Ose zgjedhje të lira dhe të ndershme ose zgjedhje të tjera në Shqipëri nuk do të ketë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-rames-thirri-mendjes-sot-jemi-me-te-paduruar/

Recommended