RTV Ora - KQZ apel kryebashkiakes së Shkodrës për bashkëpunim: Liro qendrat e votimit
  • 5 years ago
#rtvora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bëri thirrje kryetares së bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, të bashkëpunojë dhe të lirojë qendrat e votimet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Zëdhënësja për mediat e KQZ, Drilona Hoxhaj, i kujtoi Ademit nenet në kodin penal që e konsiderojnë këtë lloj pengese vepër penale.

Hoxhaj: Në qarkun Shkodër, 50% e qendrave të votimit vazhdojnë të mbahen të mbyllura nga autoritetet vendore. KQZ i bën thirrje kryetares së Bashkisë së Shkodrës të bashkëpunojë në respekt të ligjit. Në bazë të neneve 248 dhe 325 të kodit penal këto veprime konsiderohen vepër penale, shpërdorim detyre dhe pengim i subjekteve zgjedhore.

Sakaq Hoxhaj sqaroi se të 90 KZAZ-të po shpërndajnë materialet zgjedhore drejt 5417 Qendrave të Votimit në të gjithë Shqipërinë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kqz-apel-kryebashkiakes-se-shkodres-bashkepunim-liro-qendrat-e-votimit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended