Top News - Lleshaj i përgjigjet PD/ ‘Qëndrat e votimit nuk preken’
  • 3 years ago
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është kundërpërgjigjur ish-deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, që deklaroi se qeveria kërkon që të manipulojë listat për zgjedhjet, me ndryshimin e vendbanimit të qytetarëve.

Lleshaj, thekson se Enkelejd Alibeaj po mashtron opinionin publik, duke trilluar operacione imagjinare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se ajo që PD-ja e konsideron operacion kriminal të qeverisë për ndryshimin e listave të zgjedhësve, nuk është ashtu. ?Ajo që po ndodh, jo sot, por që prej vitit 2016, kur u miratuan ndryshimet në Ligjin për Sistemin e Adresave, është vendosja e adresave?, thekson Lleshaj.

Sipas ministrit, vendosja e adresave nuk ndryshon vendbanimin dhe se qytetarët duhet të jenë të qetë pasi listat e zgjedhësve do të dalin ekzaktësisht sipas vendbanimit të qytetarëve, dhe këta të fundit do votojnë aty ku votuan për herë të fundit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Lleshaj#TopChannel
Recommended