RTV Ora - Këshilli i Evropës anulon delegacionin për vëzhgimin e zgjedhjeve të 30 qershorit

  • 5 years ago
#rtvora
Një prej institucioneve të angazhuara për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri ka vendosur të tërhiqet vetëm pak ditë nga zhvillimi i procesit të votimeve të 30 qershorit.

Një email i rrjedhur në media tregon se Vendimi është marrë nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës, në përputhje me rregullat e Asamblesë. Ky vendim i papritur vjen për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.

Këshilli duket se e ka marrë këtë vendim në kulimin e polarizimit të krizës politike në Shqipëri me opozitën jashtë parlamentit dhe qeverinë e vendosur për të zhvilluar votime edhe pse në 31 bashki, nga 61, PS garon vetëm me një kandidat. Në total janë 97 kandidatë për kryetarë bashkie, duke përfshirë 11 gra.

Shqipëria u anëtarësua në Këshillin e Evropës më 13 korrik 1995, si shteti i 35-të. Me anëtarësimin, Shqipëria pranoi edhe detyrimet që vendosen për çdo vend anëtar.

Këshilli i Europës është një organizatë ndërkombëtare e cila ka si synim mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit në Europë, e themeluar në vitin 1949, me 47 vende anëtare.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/keshilli-i-evropes-anulon-delegacionin-vezhgimin-e-zgjedhjeve-te-30-qershorit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended