RTV Ora - Rama: 13 tetori kapitullim para 30 qershorit, Presidenca “Pronto pica 24 orë"
  • 5 years ago
#rtvora

Kryeministri Edi Rama komenton sërish takimet e sotme në presidencë dhe dekretin e ri të presidentit Ilir Meta i cili firmosi datën 13 tetor si datë të re të zgjedhjeve.

?Populli e ka kuptuar se më 30 qershor nuk është thjesht zgjedhje vendore por moment kur populli ka mundësi që ti japë një mësim shekullor karnavaleve që u mblollën sot për tu konsultuar në presidencën që u kthye në seli të revolucionit imagjinar. Do të kishte qenë një fushatë e bukur dhe ndoshta më e lehta qysh prej vitit 2007 nëse do të ishte thjesht fushatë vendor? u tha Rama mbështetësve socialiste të mbledhur mbrëmjen e sotme në Fier.

"Do shkojmë dhe tu thyejmë hundët kundërshtarëve të zgjedhjeve. Ata na kanë sfiduar jo ne, por si popull. Na kanë sfiduar si shtet, si vend dhe si komb. E kanë bërë me qëllim. Kanë qenë të vetëdijshëm që në momentin e parë se cfarë po bëjnë dhe i kanë hyrë një rruge që do ta kishin zili armiqtë e Shqipërisë. Do të mbetet në histori si një nga momentet kur Shqipërisë i kanë bërë pabesi shqiptarët. Nëse ka pasur Haxhi Qamil që kanë arritur tia bëjnë gropën sot këta do të bien të tërë në gropën që i hapën Shqipërisë. Haxhi Qamili ai i pari mbante një vulë në xhep. Vula ishte togëza e një rripi që kishin vjedhur ushtarët e tij. Ky i vulos pa dashur ti lexojë. Sot tha që kam dalë në zyrë në 05:00 të mëngjesit a thua se presidenca është ?pronto pica 24 orë?. Mos mendoni se u zgjua herët. Nuk ka fjetur prej ditësh e netësh të tëra, sepse është në mision. Sot është zyrtare ajo godinë që është presidenca është selia e shtabit të 4 aventurierëve që i hynë kësaj ofensive kundër Shqipërisë dhe bënë çmos për ta bërë Shqipërinë zhele në sy të Europës dhe për tju kallur datën të gjithë njerëzve të zakonshëm të këtij vendi se këtu nuk do të lejonin zgjedhje dhe këtu do të plaste lufta. Nga sot ka fituar 30 qershori përfundimisht. Ajo datë e re që nuk u vu kur u hoq, data që është në fuqi ka vetëm një vlerë, vlerën e kapitullimit përpara 30 qershorit. Dhe të gjitha hienat që u rrotulluan në mëndjen e shqiptarëve sot janë tretur. Në 30 qershor mund të ketë vetëm budallenj tek tuk por ata nuk do i shikoni asgjëkundi. Ndërkohë që duke ardhur dëgjova Zhulietën që tha se më kishte plagosur mua për vdekje. Në fakt gati për vdekje më plagosi nga dhimbja kur isha i dashuruar pas saj dy vjet më parë ndërsa sot thjesht konfirmoi edhe një herë tjetër, dhe këtë bëjnë mirë ta dëgjojnë ata që janë prehur për të bërë dhunë se më 30 qershor asgjë nuk do të ndodhë, nuk duhet të ndodhë dhe ska si të ndodhë. "

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-karnavale-ne-presidence-selia-e-revolucionit-imagjinar?fbclid=IwAR18hHKB4WV5cmL6VQf-phpcU1d14I_4NFpEAPh41F9gfJNHbDtZcxviioQ
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on ...
Recommended