RTV Ora- Marshimi 3 ore "Rama Ik!" te kryeministria, Drejtoria e Policise e parlamenti - 13 Maj 2019

  • 5 years ago
#rtvora #protestaeopozites #protesta13maj
Me thirrjet: Rama ik! mbështetës të opozitës të udhëhequr nga kryetari i PD-se, Lulzim Basha, drejtues të lartë të LSI-së dhe aletët marshuan pasditen e sotme nëpër rrugët e Tiranës.

Marshimi nisi nga dy selitë, PD e LSI fillimisht drejt kryeministrisë, ku kryetari Basha deklaroi se qeveria dhe kryeministri Rama jane ilegjitim.

Thirrjes se Bashes "Ja ku jemi përballë. Ta dëgjojë bota dhe Shqipëria" turma iu pergjigj: "Rama ik!"

"Evropa dhe bota e di se ne në këtë shesh dhe qindra mijëra shqiptarë jemi garancia e vetme që lufton për vlerat e Evropës dhe perëndimit. E sotmja është një marshim protestë kundër qeverisë së bërë njësh me krimin. Rama Ik!" u shpreh Basha.

Më pas turma marshoi drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Pasi qëndruan për gati 15 minuta protestuesit marshuan drejt Parlamentit dhe më pas drejt ministrisë së Brendshme dhe drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ndryshe nga protesta e 11 majit ku pati shume bomba molotov, dhe perplasje, marshimi protestë i sotëm ishte më i paqtë me përjashtim të disa incidenteve të vogla tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Parlamenti dhe tek Drejtoria e Policisë e Tiranës.

Tek Drejtoria e Policisë e Tiranës u hodhen dy herë bomba molotov ndërsa u thyen edhe xhamat e drejtorisë. Nderkohe qe para Parlamentit, protestuesit hoqën gardhin metalik dhe i hodhën drejt policisë e cila ndodhej larg.

Edhe policia u tregua më e vetëpërmbajtur dhe nuk ndërmoi asnjë veprim ndaj protestuesve.

Marshimi u mbyll rreth orës 21: 20 minuta me fjalimin e kryetarit të PD-se Lulzim Basha ne seline e Partise Demokratike.
Marshimin tek drejtoria e policise ku u hodhen dhe bomba molotov mund ta ndiqni ketu
https://www.youtube.com/watch?v=XjgjbbHBvd8



Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended