RTV Ora - Basha nuk i përgjigjet Ramës, i bën apel shqiptarëve në Evropë: Votoni PPE!

  • 5 years ago
#rtvora

Në kohën kur pritet që t'i japë përgjigje kryeministrit Rama për dialog, Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka bërë një apel të gjithë qytetarëve shqiptarë, që jetojnë në Evropë do votojnë për partitë simotra, të PPE. Nga selia blu në një video mesazh, Basha tha se duke votuar PPE, do t'i hapet rruga integruese Shqipërisë.

Lulzim Basha: Në Shqipëri po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje për standardet dhe vlerat evropiane të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të lirisë dhe demokracisë, të votës së lirë dhe ndarjes dhe balancimit të pushteteve, të drejtësisë me një standard dhe barazisë para ligjit, të lirisë ekonomikë dhe dinjitetit për gjithë qytetarët shqiptarë. Këto janë vlerat evropiane për të cilat po lufton PD dhe opozita e bashkuar.

Por këto ditë një tjetër betejë po zhvillohet në të gjitha vendet anëtarë të BE. Zgjedhjet për PE janë një betejë për vlerat evropiane, janë një betejë për ta mbajtur Evropën të fortë dhe të bashkuar, demokratike dhe të lirë, mendje hapur dhe të vendosur për të siguruar integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE, bashkë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/apeli-i-bashes-shqiptaret-ne-evrope-votoni-ppe

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended