RTV Ora - Prag 30 qershori, hiqen listat e zgjedhësve në Bashkinë Lezhë
  • 5 years ago
#rtvora
Pas kërkesës së Bashkisë Lezhë për lirimin e ambienteve të kazaz-ve, në disa nga objektet që menaxhohen nga administrata e djathtë në këtë qark janë hequr listat e zgjedhësve. Pavarësisht kësaj pasditen e të martës pritet që të mbërrijnë materiale zgjedhore të tjera në KZAZ-të 12 dhe 13, ndërsa ambientet e shkollave "Hydajet Lezha" dhe "Besëlidhja janë marrë në ruajtje nga policia e qarkut. Në Bashkitë e tjera të djathta listat zgjedhore janë të afishuara pranë qendrave të votimit dhe kzaz-të thonë se janë në punë për përgatitjen e procesit.

Përveç qarkut të Lezhës, edhe në Bashkinë Kamëz qëndrojnë efektivet e policisë, ndërsa brenda KZAZ-ve vijon puna për përgatitjen e procesit zgjedhor të 30 qershorit, si ajo e furnizimit me materiale të tjera zgjedhore.

Që në orët e para të mëngjesit pranë KZAZ nr. 27 tek shkolla Ibrahim Rugova në Kamzë dhe KZAZ nr. 28 në Paskuqan janë vendosur nga dy patrulla policie, të cilët shërbejnë me dy turne nga 12 orë, për ti paraprirë ndonjë situate të mundshme tensioni. Nga 8 efektivë janë të vendosur para hyrjes dhe brenda dy KZAZ-ve, ndërsa në KZAZ-në Babrru nuk ka të vendosur asnjë oficer, kjo nisur dhe nga situata e qetë që ka qenë ditët e fundit në këtë qendër votimi.

Policia është vënë në gatishmëri që para 1 javë për ditën e zgjedhjeve, ku 7000 efektivë do të pozicionohen në qendrat e votimit, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 5000 punonjësish, përfshirë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë do të qëndrojnë në gatishmëri.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/prag-30-qershori-hiqen-listat-e-zgjedhesve-ne-bashkine-lezhe
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended