Ora News – Lezhë, mbeturinat nuk hiqen, Inspektoriati i Mjedisit paralajmëron Bashkinë
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Lezhë, problemet nga mospastrimi i mbetjeve vijon të jetë permanent. Në disa njësi administrative të Lezhës, mbeturinat janë kudo në rrugë, ndërkohë që Inspektoriati i Mjedisit ka paralajmëruar Bashkinë të ndërhyjë sa më shpejt. Kjo e fundit thotë thotë se situata do zgjidhet shumë shpejt, me lidhjen e kontratave të reja me firmat pastruese.
Situata e rëndë e krijuar nga mbeturinat në disa zona të Bashkisë Lezhë ka sjellë reagimin e Inspektoriatit Mjedisor.
Kreu, Ferdinand Ndoj, i ka kërkuar Bashkisë Lezhë që të ndërhyjë në mënyre urgjente, pasi në të kundert kjo e fundit do të përballet me masa ndëshkimore siç e parashikon ligji.
Sipas tij i janë dërguar disa paralajmërime në Bashki, por situata vijon të jetë e njëjtë.
Mbeturina të hedhura në kanal apo anash rrugës, kontenier që nuk pastrohen apo dhe mungese totale e tyre është panorama që të ofrohet në shumë zona të Lezhës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbeturinat-nuk-hiqen-inspektoriati-i-mjedisit-paralajmeron-bashkine/
Recommended