Gjonaj: Shkarkohen 15 zyrtarë për korrupsion, ‘shkrihet’ Inspektoriati i Mjedisit në Tiranë

  • 6 years ago
Rezultatet e Task Forcës Antikorrupsion i njoftoi si çdo javë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që është njëherësh Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit.

Gjonaj theksoi se pas denoncimeve apo informacioneve që qytetarët kanë dhënë në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, janë kryer kontrolle dhe inspektime edhe Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik ?Koço Gliozheni? në Tiranë si dhe Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor ? Dega Rajonale Tiranë, ndërsa në total janë rekomanduar 36 masa disiplinore.

?Ndërkohë Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Task Forcën Antikorrupsion ka dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, një raport lidhur me shkeljet e gjetura në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për një procedurë të prokurimit publik. Nga kontrolli kanë rezultuar veprime të dyshimta të Komisionit të Vlerësimit të ofertave, çka ka bërë që raporti i kontrollit t?i dërgohet Prokurorisë për veprime të mëtejshme?,- u shpreh ministrja

Në raportin e përjavshëm ajo e vuri theksin edhe tek rezultatet e Policisë së  Shtetit, e cila në bashkëpunim me organin e prokurorisë kanë evidentuar 27 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të administratës publike dhe janë proceduar penalisht 37 autorë.

Recommended