RTV Ora - Shkarkimi i presidentit? Murrizi tregon kushtin e panegociueshëm

  • 5 years ago
#rtvora

Partia Socialiste ka nisur mbledhjen e votave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta pasi kreu i shtetit firmosi dekretimin për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore 30 qershor.

Procedurat për shkarkimin e Presidentit nisin me kërkesën e një të katërtës së deputetëve, ose 36 prej tyre, ndërsa vendimi duhet të merret me të paktën dy të tretat ose 93 vota, të cilat shumica e vetme nuk i ka.

Po a i ka votat në parlament PS për të votuar shkarkimin?

Në emër të dy grupeve të reja parlamentare Myslim Murrizi tregoi kushtin nese do te ketë marrëveshje, ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Myslim Murrizi: "Situata në të cilën ndodhet vendi është pasojë e marrëveshjes së 21 prillit 2008. Kjo është plasja e qelbit të një plage të mavijosur prej 11 vitesh. Ju bëj thirrje kësaj maxhorance që të heqë dorë nga shkelja e syrit e atyre që nuk janë në Kuvend dhe të vazhdojë të kthehet në funksionimin normal të institucionit më të lartë të vendit sepse ne jemi republikë parlamentare, parlamenti prevalon mbi të gjitha. Nuk jemi as republikë presidenciale dhe as monarki parlamentare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkarkimi-i-presidentit-murrizi-tregon-kushtin-e-panegociueshem

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended