Lirimi nga burgu/ Zbardhet ekspertimi psikik për Avdylin: I paparashikueshëm dhe i rrezikshëm

  • 5 years ago
Dy ekspertët mjeko-ligjorë Latif Fjolla dhe Shkëlqim Korbi që ishin ngarkuar nga gjykata për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore ndaj Astrit Avdylit, kanë dalë me dy ekspertime të kundërta. Në konkluzionet që i kanë paraqitur gjykatës së shkallës së parë në Lezhë, dy ekspertët nxirrnin të sëmurë mendërisht Astrit Avdylin, por me një diagnozë tjetër. Ndërkohë në konkluzionet e dyta që i kanë paraqitur gjykatës së Apelit Shkodër, të dy ekspertët kanë dalë me përfundimin se Astrit Avdyli i dënuar me 16 vite burg për vrasje, vuan nga një sëmundje e rëndë mendore, por jo nga sëmundja që dy ekspertët kishin nxjerrë si konkluzion herën e parë në gjykatën e shkallës së parë në Lezhë.

Gjykata ka arritur në përfundimin se ndryshe nga sa kanë arritur ekspertët e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë, grupi i ekspertëve të caktuar nga Gjykata e Apelit ka arritur në një diagnozë tjetër, atë të ?Çrregullim psikotik i paspecifikuar me tentativa suicidale?. Klinikisht paraqet çrregullime në formën e deluvioneve, të cilat udhëheqin sjelljet vetëdëmtuese dhe suicidale. Ekspertët, të pyetur edhe në seancë gjyqësore, kanë shpjeguar se shkaqet e sëmundjes së tij janë multifaktoriale, si për çdo individ tjetër me probleme të shëndetit mendor.

Qëndrimi në burg me mjekimin aktual rëndon gjendjen shëndetësore të të dënuarit, pasi ai ka nevojë që të marrë ndihmë mjekësore të specializuar për një kohë të gjatë në kushte spitalore. Njëkohësisht grupi i ekspertëve mbi bazën e pyetjeve të gjykatës, ka specifikuar se i dënuari Astrit Avdyli prezanton sjellje të paparashikuara, për vete dhe për të tjerët, e cila me trajtim dhe ndjekje adekuate, mund të mos përbëjë rrezik për të tjerët. Gjykata, mbi bazën e pyetjeve të palëve ndërgjyqësve dhe ato të gjykatës, i kërkoi ekspertëve që të përcaktohej gjendja shëndetësore e të dënuarit Astrit Avdyli:

1. A kishte probleme shëndetësore?

2. Nëse po, cilat ishin ato?

3. A rrezikonte jetën e të dënuarit qëndrimi në burg dhe nëse po, cilat janë masat e nevojshme që duhen marrë për të eliminuar këtë rrezik?

4. Të përcaktohej nëse shëndeti mendor i të dënuarit në rast lirimi mund të rrezikonte ose jo, jetën e personave të tjerë?.

Grupi i ekspertëve, pasi mori në analizë të gjithë materialin shkresor të administruar dhe pasi bëri edhe një shtrim të të dënuarit në klinikë, për rreth një muaj, për të parë më mirë gjendjen shëndetësore të kërkuesit, paraqiti aktin e ekspertimit dhe aktin e ekspertimit shtesë, ku në konkluzion të të gjitha pyetjeve kanë konkluduar:

Astrit Avdyli prezanton probleme të shëndetit mendor.

Astrit Avdyli vuan nga Çrregullimi Psikotik i Paspecifikuar me Tentativa Suicidale. Klinikisht paraqet çrregullime të mendimit në formën e deluzioneve, të cilat udhëheqin sjelljet vetëdëmtuese dhe suicidale.

Astrit Avdyli ka manifestuar elementë psikotikë (halucinacione dhe deluzione), të paktën që prej vitit 2006, sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion, sikundër edhe elementë të humorit depresiv.

Trajtimi ësht...

Recommended