RTV Ora - 40% e ndërtimit i kalon bashkisë, Veliaj: Sipërfaqja do përdoret për nevojat e kryeqytetit

  • 5 years ago
#rtvora

Në mbledhjen e parafundit të këshillit, Bashkia Tiranë vendosi që disa prej pronave të saj t`ua jap për zhvillim katër firmave ndërtimi.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha 40% e sipërfaqes së përfituar do të përdoret për nevojat që ka kryeqyteti si çerdhe apo banesa sociale.

Veliaj: Është mëkat që qyteti vazhdon dhe zhvillohet nga privatët, ndërkohë ne nuk utilozojmë çdo rrip toke që rezulton shtet dhe i bashkisë në të gjitha këto zhvillime. I kam kërkuar kolegëve të Bashkisë që ne të marrim gjithmonë ofertën më të lartë të çdo privati pronar toke. Nëse privati ka marrë 30 apo 35, bashkia do të marrë 40 për çdo m2 që ka në zhvillim.

Veliaj u ndal edhe tek situata politike. Ai tha se mazhoranca është në garë me veten dhe shprehu bindjen se PS do të fitoj 61 këshilltarë në kryeqytet.

Veliaj: Kur shoh njerëz që thonë se si do ta menaxhoni bashkinë pa opozitën them si nga dita e parë e deri më sot. Kanë ikur që nga dita e parë në këtë qytet dhe nuk është habi që edhe për 4 vite të tjera të mos jenë. Megjithatë garën e kemi me veten.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/40-e-ndertimit-i-kalon-bashkise-veliaj-siperfaqja-do-perdoret-nevojat-e-kryeqytetit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended